LAJME

Moti sot i vranët, në disa vende reshje shiu

Moti sot i vranët, në disa vende reshje shiu
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Maj 2024, 07:56

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët, kur sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në disa vende do të ketë edhe reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet nga 20 deri në 25 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

“Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25 gradë Celsius”, thuhet në njoftimi e IHMK-së.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i juglindjes.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika