LAJME

Moti sot, i vranët dhe me riga shiu

Moti sot, i vranët dhe me riga shiu
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Shtator 2022, 08:10

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Të premten do të ketë më pak riga, derisa dita e shtunë parashihet të ketë më shumë reshje, duke e përfshirë tërë territorin e vendit

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika