Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Në viset e larta malore parashihet që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me borë.
Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikoj dukshëm në rënien e temperaturave, kryesisht të atyre maksimaleve për 8-10 gradë Celsius.






