Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë të mërkurë në vend pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas parashikimit, në disa zona priten edhe riga të dobëta shiu, kryesisht gjatë ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 11 deri në 14 gradë Celsius.






