LAJME

Moti sot i ndryshueshëm

Moti sot i ndryshueshëm
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Maj 2021, 06:54

Edhe gjatë ditës së sotme do të ketë ndryshim të motit. Ky ndryshim vije si rezultat i vranësirave të dendura të cilat parashihen ta mbulojnë territorin tonë. Vranësirat vende-vende do të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh, nuk do të mungojnë intervalet me diell.

Sa i përket vlerave të temperaturave maksimale ato do të shënojnë rënie. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius, njofton IMHK.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-11 m/s.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika