Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me vapë. Prezenca e lartë e lagështisë se ajrit dhe presioni i lartë do të krijojë ndjesi që temperaturat të shkojnë mbi këto vlera të lartshënuara.
Moti sot, i kthjellët dhe me vapë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 deri në 30 gradë Celsius.
Gjatë disa ditëve në vijim, në vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore. Këto masa të nxehta të ajrit do të intensifikohen javën e ardhshme duke krijuar kushte që merkuri në termometër të shënojë vlera 34-37 gradë Celsius, në gjysmën e dytë të javës së ardhshme, njofton IHMK./RTKlive/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

