Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se e premtja do të karakterizohet me kushte të ngjashme meteorologjike, ku në viset malore kryesisht në malet e Sharrit parashihen reshje bore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë e vranët dhe me intervale me diell.
IHK njofton se të shtunën, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik dhe kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu dhe bore.
Në viset e ulëta reshjet do të jenë të intensitetit të dobët deri mesatar, kurse në viset malore parashihen reshje të dendura bore.





