Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ndërkaq të enjten priten reshje shiu dhe bore.
Moti për sot dhe nesër

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Të enjten, në orët e vona të natës priten reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s”, bën të ditur IHK.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

