Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të mbajë mot me ngrica dhe me kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri në -3 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 3-7 gradë.
Sipas IHMK-së, do të fryjë erë e lehtë nga verilindja.
IHMK-ja ka njoftuar se të martën temperaturat minimale do të bien deri në -6 celsius, derisa ato maksimalet do të shkojnë në 6 gradë.
“Erë e lehtë nga verilindja”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Më 1 janar moti do të jetë kryesisht me diell e me ngrica dhe kushte për mjegull në mëngjes.
“Moti kryesisht i ngjashëm me ditët e mëparshme. Ngrica dhe mjegull. në mëngjes. Temperaturat minimale -5 deri -2°C, maksimale 5-8°C. Erë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
“3 Janar 2025 (E premte): Moti me diell dhe vranësira të dendura. Ngrica dhe kushte për mjegull në mëngjes. Pasdite vranësirat mund të intensifikohen dhe të sjellin reshje bore. Temperaturat minimale -5 deri -2°C, maksimale 3-6°C. Për shkak të ndezjes së fishekzjarreve në natën e 31 dhjetorit, cilësia e ajrit mund të përkeqësohet ndjeshëm. Pjesëmarrësit në trafik duhet të jenë të kujdesshëm për shkak të kushteve të ngricave dhe mjegullës”, thuhet në njoftimin e plotë./KOHA/