Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e ardhshme pritet të jetë me mot relativisht të qëndrueshëm dhe me riga shiu. Të hënën do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara, ku vranësirat gjatë ditës në disa zona do të dendësohen. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 25-28 gradë.
“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.
Për të martën IHMK-ja njoftoi se do të mbajë i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësira pritet të ketë në rrafshin e Dukagjinit, që do të sjellin riga shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s. E mërkurë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s. E enjte – Mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të troposferës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.
E të premten do të mbajë me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen në relievin malor. Temperaturat do të shkojnë deri në 30 gradë celsius.
“Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë të jen relativisht të mira dhe stabile”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./KOHA/