Në Kosovë javën e ardhshme do të mbajë mot relativisht i qetë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të hënën moti do të jetë i vranët e me intervale me diell, ndërsa parashihen riga të dobëta të shiut në vise malore.
Mot i ngjashëm do të mbajë edhe të martën, ndërsa në disa zona do të ketë edhe shkarkime rrufesh. Ngjashëm do të jetë edhe të mërkurën e të enjten.
Të premten do të ketë rritje të temperaturave maksimale.
“Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit”, thuhet nga Instituti./koha.net/