LAJME

Moti me diell, maksimalja sot deri në 33 gradë

Moti me diell, maksimalja sot deri në 33 gradë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Gusht 2024, 08:41

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

Edhe të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftim.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika