LAJME

Moti me 1 maj, kryesisht i vranët priten edhe riga shiu

Moti me 1 maj, kryesisht i vranët priten edhe riga shiu
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Prill 2022, 23:28

Dita e parë e muajit maj do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike vazhdojnë të jenë të mira, si rezultat i prezencës aktive të temperaturave pranverore dhe qarkullimit të vazhdueshëm të parametrit të erës, thuhet në njoftimin e Institutit Hidreometeorologjik të Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika