- Reklama -

Moti javën e ardhshme kryesisht stabil, temperaturat minimale do të zbresin në minus

Gjatë javës së ardhshme parashihet mot kryesisht stabil. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të hënën moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa temperaturat minimale do të sillen mes minus 1 gradë Celsius e 1 gradë, ndërsa maksimalet mes 15-18 gradë Celsius.

Të martën moti do të jetë kryesisht i ngjashëm. Temperaturat minimale do të sillen me minus 1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 17-20 gradë.

- Reklama -

“Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit”, thuhet nga IHMK-ja.

Të hënën e të martën si pasojë e uljes së temperaturave rreth zero gradë parashihet në pjesë të shumta të territoreve të krijohet bryma.

Të mërkurën moti do të jetë me diell e vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 0-2 gradë Celsius, e maksimalet mes 18-21 gradë.

“Në mëngjes parashihet që në shumë vende, kryesisht viseve të larta dhe rreth lumenjve , të ketë mjegull. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s”, thuhet nga Instituti.

Të enjten parashihet mot me diell e pjesërisht i vranët. E do të ketë ngritje të temperaturave. Minimalet do të sillen rreth 2-4 gradë, e maksimalet rreth 17-20 gradë. Parashihet që në mëngjes në pjesën më të madhe të territorit të ketë mjegull.

Mot me diell e vranësira të shpërndara parashihet për të premten.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s”, tha IHMK./KOHA/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort