LAJME

Moti i vranët dhe me shi në ditën e parë të Kurban Bajramit

Moti i vranët dhe me shi në ditën e parë të Kurban Bajramit
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Korrik 2022, 07:31

Edhe sot do të mbajë mot i vranët dhe me shi.

Sasitë e reshjeve më të fokusuara parashihen ne veri dhe perëndim të Dukagjini, deri sa pjesët tjera parashihen të kenë sasi më të pakta të reshjeve.

Kjo situatë meteorologjike do të krijoj kushte që në zona të kufizuar të ketë mundësi për reshje breshëri.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë, mesatare dhe lokalisht e fortë, nga drejtimi i veriperëndimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika