Moti gjatë javës së ardhshme në Kosovë parashihet të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë.
Siç ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës mot i ngjashëm do të mbajë deri të mërkurën, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, e ato maksimale ndërmjet 26-30 gradë celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, ka njoftuar Instituti.
Të enjten parashihet mot me diell e pjesërisht i vranët, ndërsa vranësirat vende-vende pritet të sjellin shi e shkarkime rrufesh.
Të premten parashihet mot me diell dhe vranësira të cilat do të sjellin vende-vende shi.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes”, ka njoftuar Instituti./KOHA/