Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në javën e parë të muajit janar, parashihet të jetë mot me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike me javën e fundit të vitit që e lamë pas. Kjo si pasoj e masave të fuqishme anticiklonike të cilat janë stacionuar mbi Gadishullin tonë. Mëngjeset do të jenë me ngrica të dobëta , por temperaturat në mesditë do të jenë pothuaj pranverore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet-2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius. Në mëngjes në shum vende parashihet të ketë mjegull si pasojë e rrezeve të diellit , presionit të lartë atmosferik dhe ndryshimit të tablos termike.
Nuk parashihet që java e parë e këtij muaji të ketë reshje edhe pse sipas parashikimeve numerike data 7-8 kishte tendenca të ketë pak reshje.





