LAJME

Mot pranveror edhe gjatë kësaj jave, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Mot pranveror edhe gjatë kësaj jave, temperaturat deri në 26 gradë Celsius
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Tetor 2022, 05:40

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe gjatë ditë së hënë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

Të martën po ashtu do të mbaj mot i ngjashëm , vetëm se parashihen më shumë vranësira të ulëta deri mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.

Ndërsa të mërkurën do të mbaj mot me diell dhe pjeserishtë i vranët. Në vlerat e temperaturave minimle parshihen rritje të lehta, ndërsa në maksimale , parshihen ulje për 1-3 gradë Celsius. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius,
Të enjten pritet të ketë mot kryesisht i ngjashëm, gjithashtu edhe në parametrat kryesor nuk parashihen ndryshime të ndjeshme. Minimalet ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimlate d itës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Edhe e dita e premte parashihet të ketë mot kryesisht të qetë, me pak vranësira të ulëta deri mesatare, por në vlerat e temperaturave ekstreme nuk parashihet të ketë luhatje të theksuara, ato parashihen të jenë konstante me ditën e enjte. Sa i përketë parametrit të erës, do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes , e lehtë deri mesatre. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika