LAJME

Mot me vranësira e me diell, këto janë temperaturat për nesër

Mot me vranësira e me diell, këto janë temperaturat për nesër
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Janar 2021, 23:04

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu në viset e ulëta dhe në vise me lartësi mesatare, ndërsa në vise malore parashihet të bie borë.Temperaturat vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e mesatareve për periudhën që jemi, minimalet ndërmjet 2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.

Cilësia e ajrit do të jetë relativisht e mirë për shkak të kushteve favorite meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika