LAJME

Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë Celsius
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Korrik 2024, 06:57

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, të cilat më të fokusuara mund të jenë rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.

IHMK njofton se do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Gjithashtu theksohet se indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika