LAJME

Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat deri në 28 gradë Celsius

Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat deri në 28 gradë Celsius
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Qershor 2025, 09:11

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët të dielën në vend.

Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Në njoftim thuhet se do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s, ndërsa indeksi UV mbetet shumë i lartë, prandaj bëhet e ditur se këshillat e IKSHP mbeten në fuqi edhe për ditët e ardhshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika