LAJME

Mot me diell, në disa vende shi e shkarkime rrufesh

Mot me diell, në disa vende shi e shkarkime rrufesh
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Maj 2022, 07:57

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre dy ditëve do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHK njofton se vranësirat parashihen të sjellin reshje lokale shiu të shoqëruara me rrufe.

 

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-30 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-7m/s./

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika