LAJME

Mot me diell dhe temperatura të larta edhe gjatë dy ditëve në vazhdim

Mot me diell dhe temperatura të larta edhe gjatë dy ditëve në vazhdim
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Qershor 2021, 18:48

Edhe gjatë dy ditëve të ardhme pritet të mbajë mot i nxehtë dhe me temperatura të larta, raporton IHMK.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë i IHMK:

Moti për dy ditë 25-26.06.2021

Do të mbajë mot me diell dhe me vapë. Gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të shoqërohen me shi në formë të stuhive lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika