LAJME

Mot me diell dhe temperatura deri në 28 gradë të martën, pasdite mundësi për reshje lokale

Mot me diell dhe temperatura deri në 28 gradë të martën, pasdite mundësi për reshje lokale
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Korrik 2026, 06:13

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të martën në vend pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të shpërndara.

Sipas parashikimit, gjatë orëve të pasdites vranësirat mund të sjellin vende-vende riga lokale shiu, por pa ndikuar ndjeshëm në kushtet e përgjithshme të motit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 28 gradë Celsius.

Ndërkaq, era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit dhe perëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika