Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së diel, më 26 korrik 2026, vendi ynë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, të cilat priten kryesisht rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9°C dhe 12°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 25°C deri në 31°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.
🩺 Kushtet biometeorologjike
Gjatë fundjavës, kushtet biometeorologjike pritet të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e popullsisë.
☀️ Në zonat më të ulëta, veçanërisht të dielën, rritja e temperaturave deri në 30–31°C mund të shkaktojë ngarkesë të lehtë termike gjatë orëve të mesditës, sidomos te personat e ndjeshëm, të moshuarit dhe ata me probleme kardiovaskulare.
🌬️ Era e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore do të ndikojë pozitivisht në freskimin e ajrit dhe përmirësimin e ndjesisë termike.
💧 Rekomandohet hidratim i mjaftueshëm dhe shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës.