LAJME

Mot i vranët dhe me shi sot në Kosovë

Mot i vranët dhe me shi sot në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Nëntor 2022, 09:25

Në Kosovë sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet do të jenë të intensitetit të mesëm deri të lartë dhe parashihen të përfshijnë gjithë territorin, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me borë.

“Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare./klankosova.tv/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika