Mot i ngjajshëm do të jetë edhe sot mbi vendin tonë.
Fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin, do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme edhe për disa ditë të ardhshme.
Kjo situatë barike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me shi. Do të ketë kushte edhe për zhvillim të vranësirave të dendura të cilat vende-vende mund të shoqërohen me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-15m/s.
Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre reshjeve të cilat do të ndikojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe në bimësi përgjithësisht.