Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të hënën do të mbajë mot me diell dhe i vranët, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 21-25 gradë.
Sipas IHMK-së, temperaturat maksimale të martën do të shkojnë deri në 24 gradë celsius, derisa do të mbajë mot me diell dhe me vranësira.
Mot i ngjashëm do të jetë edhe gjatë së mërkurës.
“E enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. E premte- Mot kryesisht i vranët . Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Sipas IHMK-së, gjatë pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s./KOHA/