Java e fundit e këtij viti do të ketë mot të qëndrueshëm, ka njoftuar të dielën Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
IHMK-ja javën e ardhshme e ka cilësuar si “minipranverë” me vlera termike mbi mesataret e viteve tjera.
Në ndërrimin e motmoteve nuk parashihen reshje të asnjë forme.
Të hënën do të ketë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër lugina dhe vise të larta parashihet mjegull.
Të martën pritet të ketë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Në orët e hershme të ditës parashihen ngrica dhe mjegull ,nëpër ultësira dhe vise të larta. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.
Të mërkurën do të ketë mot me vranësira dhe intervale me diell. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime. Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta dhe mjegull. Minimalet do të lëvizin ndërmjet – 2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.
Mot kryesisht i vranët do të mbajë të enjten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.
Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e enjte. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperendimit me shpejtësi 1-6m/s./KOHA/