LAJME

Mot i qëndrueshëm gjatë javës, të martën intervale me diell dhe vranësira

Mot i qëndrueshëm gjatë javës, të martën intervale me diell dhe vranësira
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Maj 2026, 05:47

Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë kësaj jave në vend pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, i karakterizuar nga alternimi i intervaleve me diell dhe vranësirave. Vetëm ditën e premte parashihet që vranësirat, vende-vende, të shoqërohen me riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin nga -1 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 18 deri në 25 gradë. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.

Sipas institutit, kushtet agrometeorologjike vlerësohen të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore. Rritja e temperaturave dhe prania e rrezatimit diellor ndikojnë pozitivisht në proceset vegjetative, ndërsa lagështia në tokë mbetet në nivele të kënaqshme si pasojë e reshjeve të mëhershme.

Megjithatë, autoritetet apelojnë për kujdes ndaj ngricave të vona, sidomos në fillim të javës dhe në zonat malore e ultësira, për shkak të temperaturave të ulëta minimale.

Sa i përket ditës së martë, parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 21 deri në 24 gradë. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 5 metra në sekondë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika