LAJME

Mot i paqëndrueshëm edhe sot

Mot i paqëndrueshëm edhe sot
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Qershor 2023, 07:56

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot i paqëndrueshëm do të na shoqërojë edhe sot.

Sipas institutit, të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu, njofton Klan Kosova.

Temperaturat do të jenë të pandryshueshme me ditët e javës që po e lëmë pas.

Rreth 14 gradë Celcius do të shënojnë temperaturat minimale, kurse ato maksimale rreth 25 gradë Celcius.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika