LAJME

Mot i ndryshueshëm dhe jo stabil

Mot i ndryshueshëm dhe jo stabil
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Gusht 2022, 07:37

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jo stabil.

IHK njofton se do të ketë rreze dielli, vranësira dhe vende-vende reshje të shoqëruara me shkarkime elektrike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika