LAJME

Mosmarrëveshje për pronën, përleshje mes dy familjeve në Dragash

TV Prizreni
TV Prizreni
8 Gusht 2021, 12:30

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtët kanë qenë të përfshirë në një rrahje në të cilën u përfshinë dy familje.

Rasti ka ndodhur në Dragash dje rreth orës 6:30.

Sipas Policisë arsyeja e përleshjes ka qenë një mosmarrëveshje rreth një prone.

Të dyshuar për këtë rast janë shtatë persona, gra dhe burra.

Disa prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë kërkuar tretman mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash.

Dy të arrestuarit, me vendim të prokurorit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika