LAJME

Mosmarrëveshje për parking, një 66 vjeçar kanos një 79 vjeçare në Brezovicë

Mosmarrëveshje për parking, një 66 vjeçar kanos një 79 vjeçare në Brezovicë
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Nëntor 2021, 09:30

Stacioni policor në Shtërpcë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 19:00 ka pranuar një informacion, se në vendin e quajtur ‘’Zona e vikendit ‘’ në Brezovicë është një rast i kanosjes.

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet SH.D (M/K) i moshës 66 vjeçar, i cili kishte kanosur personin tjetër me inicialet F.D ( F/K) e moshës 79 vjeçare.

Deri te ky incident kishte ardhur për shkak të një mosmarrëveshje gjatë parkingut të automjeteve të tyre.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/

Foto Ilustrim:

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika