LAJME

Mosmarrëveshje në aheng familjar, një femër në Prizren lëndohet me thikë

Mosmarrëveshje në aheng familjar, një femër në Prizren lëndohet me thikë
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Gusht 2022, 15:08

Policia  e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit trupor në një aheng familjar në Prizren.

Rasti ka ndodhur të hënën në Prizren, në orën 19:50.

“Është raportuar se gjatë një ahengu familjar ka ndodhë një mosmarrëveshje mes disa personave kosovar. Si pasojë viktima femër kosovare ka pësuar lëndime nga mjet i mprehtë thikë e cila ishte përdorë në rast nga të dyshuarit”, thuhet në raport.

Ajo është dërguar për tretman mjekësor dhe pastaj është liruar në shtëpi.

Një i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje pasi edhe kishte urdhër arrest nga gjykata./Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika