Ambasadori i SHBA-së, në Serbi, Christopher Hill, ka folur në lidhje me moslejimin e hyrjes së patriarkut serb Porfirije në Kosovë.
Hill në një intervistë për Nova.rs, tha se është e rëndësishme që komuniteti serbë ta shohë patriarkun dhe se shpreson që situata të tilla të mos përsëriten.
- Reklama -
“Para së gjithash, mendoj se është e rëndësishme që komuniteti serb të mund ta shohë patriarkun”.
“Mendoj se kjo është diçka themelore – për liritë fetare atje. Nuk besoj se do të gjeni dikë në bashkësinë ndërkombëtare që kundërshton të drejtën e tij për të hyrë në Kosovë dhe për t’u takuar me besimtarët. Ky është qëndrimi ynë dhe shpresoj që kjo të mos ndodhë më”, tha ambasadori Hill për Nova.rs.
- Reklama -