Partia serbe në Kosovë, Lista Serbe është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parshtresa ndaj moscertifikimit të tyre për zgjedhjet lokale të 12 tetorit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kjo parti ka njoftuar se sot ka dorëzuar ankesën në PZAP.
“Një apel nga Lista Serbe për vendimin joligjor, diskriminues dhe anti-serbë të regjimit të Kurtit, për moscertidikimin, ndalimin e kandidatëve të Listës Serbe në zgjedhjet lokale, është dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Prishtinë” – thuhet mes tjerash në njoftimin e Listës Serbe.





