Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, zhvilluan një debat mbi politikat e tatimit në pronë. Murati deklaroi se është e pavërtetë që nëpërmjet projektligjit për tatimin në pronën e paluajtshme, po synohet të rritet ose të dyfishohet tatimi.
Sipas tij, Qeveria ka premtuar politika tatimore që do të kenë progresivitet, e për qytetarët do të ketë përballueshmëri.
“Është e pavërtetë që po rritet ose dyfishohet tatimi. Qeveria as nuk ka marrë deri më sot asnjë vendim, sepse tatimi në pronë është politikë komunale. Pra, shkalla tatimore përcaktohet në nivelin komunal…Me këtë projektligj, çka kemi propozuar është që për vitin 2023 të zvogëlohet barra e tatimpaguesve deri në 100 euro. Kjo prekë 95 për qind të tatimpaguesve”, shtoi Murati.





