LAJME

“Mos hy më thellë, se del n’gjeti” – Çka i tha kryeplaku i fshatit nënës së Donjetës?

“Mos hy më thellë, se del n’gjeti” – Çka i tha kryeplaku i fshatit nënës së Donjetës?
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Prill 2023, 08:49

Ahmet Tahiraj avokat i të dyshuarit kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, Naser Pajazitaj ka treguar në Prime Time në Kanal 10 se si erdhi deri tek dyshimet e para të klientit të tij rreth vrasjes së Donjetës.

Tahiraj tha se kryeplaku i fshatit të të ndjerës Donjetës, i cili kishte bërë deklarime të ndryshime si dëshmitarë i këtij rasti, përmes ekspertizës grafologjike te kamerave të sigurisë ishte zbuluar se kishte dërguar letra përmes një poste duke e akuzuar Naser Pajazitaj për vrasjen e saj.

Ai po ashtu tha se gjatë një përballje në një seancë gjyqësore, kryeplaku i kishte thënë nënës së Donjetës “mos hy më thellë, se del n’gjeti”.

“Emri s’më kujtohet. I njëjti ka qenë dëshmitar e kësaj çështje penale. Ai ka bërë disa deklarime të ndryshime. I njëjti është vërtetuar me ekspertizë grafologjike dhe me kamera të sigurisë në Postën e Deçanit apo të Pejës, është vërtetuar nga blerja e pullave postare, që kishte shkruar katër letra duke e akuzuar Naserin për këtë vepër. Mirëpo çuditërsisht Prokuroria e dënon këtë person vetëm për deklarim të rremë jo për ndonjë vepër, siç mund të ishte pengimi i hetimeve. I njëjti ka kaluar me 200 euro gjobë.”, deklaroi Tahiraj në Prime Time.

Tutje avokati Tahiraj thotë se për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitaj janë eleminuar të gjitha pistat e dyshimeve dhe janë drejtuar vetëm tek klienti i tij, Naser Pajazitaj.

“Ky rast është nisë mrapsht. Vetëm në drejtim të Naserit. Janë eleminuar të gjitha pistat e dyshimit. Në një proces gjyqësor gjatë marrjes së pyetjes së këtij njeriu, nga nëna e Donjeta Pajazitaj përplsen mes kryeplakun e fshatit e i thonë: Mos hi ma fell se del në gjeti.”, tha ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika