“Mos e luaj viktimën”- Debat i ashpër mes deputetit të VV-së dhe Valon Sylës

Debat i ashpër ka ndodhur në mes deputetit të Vetëvendosjes , Dimal Basha dhe gazetarit Valon Syla, për diasporën.Në debatin që po zhvillohet në Rtv Dukagjini për diasporën, Dimal Basha ka thënë se fjalët e Sylës ndaj diasporës janë të ulëta dhe ofenduese.“Liria e shprehjes tregon cili është budallai në mesin tonë”, ka thënë Basha.
Basha i ka thënë Sylës se përderisa i ofendon diasporën, mos e luajë viktimën.Ndërkaq Valon Syla i ka thënë se debatet që i hapë ai nuk guxon Basha, pasi humbë vota, derisa ka folur për diasporën.“20 euro diaspora i ka heqë policë të sigurimit e këndej thuni që po e mbajna Kosovën”, ka thënë Syla.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

Mungesat e barnave në QKUK, ministri Vitia publikon stoqet e SHSKUK-së

Tensionet në Lindjen e Mesme rriten: Irani kërcënon Netanyahun, SHBA kërkon mbështetje për Hormuzin

