TEKNOLOGJI

Monedha BitCoin arrin në nivel rekord, ja me sa dollarë këmbehet ajo

Monedha BitCoin arrin në nivel rekord, ja me sa dollarë këmbehet ajo
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Nëntor 2024, 08:02

Monedha Bitcoin, shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si president i SHBa-së. Investitorët ia atribuojnë pikërisht këtij momenti rritjen e vrullshme të monedhës virtuale, e cila njeh vetem rritje që prej zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çmimi i monedhës virtuale BitCoin sot (e premte) është 98.364,96 USD, shifra më e lartë historike e saj.

Tregtarët mendojnë se presidenti i rizgjedhur Donald Trump, do të mbështesë asetet digjitale dhe kjo do të çojë drejt një regjimi rregullator më të lehtësuar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika