Hulumtuesi i Këshillit të Politikave të Demokratizimit, Toby Vogel, përmes një postimi në “X” është shprehur se është momenti që Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia e Qiproja ta njohin Kosovën.
Ai tha se gjithashtu është koha që Bashkimi Evropian të revokojë masat e saj, siç i quajti ai, të pajustifikuara dhe disproporcionale ndaj Kosovës.






