LAJME

Momenti kur ekipi shqiptar në Turqi shpëton një 4-vjeçar, të vendosur në një prej zonave më të prekura nga tërmeti: Jemi 24 orë në shërbim

Momenti kur ekipi shqiptar në Turqi shpëton një 4-vjeçar, të vendosur në një prej zonave më të prekura nga tërmeti: Jemi 24 orë në shërbim
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Shkurt 2023, 18:25

Ekipi shqiptar në Turqi ka arritur që të nxjerrë nga rrënojat një fëmijë 4 vjeçar pas 31 orësh. Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, pjesëtar të këtij ekipi kanë rrëfyer për punën e tyre në qytetin Malatya.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Një fëmijë 4-vjeçar është nxjerrë nga rrënojat nga ekipi shqiptar në Turqi, i vendosur në një nga zonat më të prekura, më konkretisht në Malatya. 3 pjesëtarë të grupit shqiptar, mjekja Aroxhena Mara, Komandanti i ekipit të kërkim shpëtimit të Forcave të Armatosura major Endri Cengo dhe mjeku Elton Reso kanë rrëfyer në një intervistë ekskluzive momentet të vështira nga puna e tyre.

Ato kanë qenë në terren edhe gjatë kërkimeve pas tërmetit në Shqipëri në 26 nëntor, mirëpo pranojnë se çdo operacion është krejtësisht i ndryshëm. Kërkimet me shpresën se personi nën rrënoja është i gjallë dhe me këtë besim kanë arritur që të nxjerrin nga rrënojat pas 31orësh, vajzën 4 vjeçare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika