LAJME

Momenti kur besimtarët kapin autorin e plagosjes së 5 personave tek xhamia “Dine Hoxha”

Momenti kur besimtarët kapin autorin e plagosjes së 5 personave tek xhamia “Dine Hoxha”
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Prill 2021, 14:50

Kanë dalë pamjet nga momenti kur është kapur dhe neutralizuar autori i plagosjes së 5 personave në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë.

Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al duket momenti i kapjes së autorit 44 vjeçarit Rudolf Nikolli nga vetë besimtarët që ndodheshin pranë xhamisë.

Nga pamjet ndër të tjera duket momenti kur dëshmitarët e godasin me shkelma si një revoltë ndaj sulmit që ai ka bërë ndaj besimtareve në xhami.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të hënë para xhamish Dine Hoxha në Tiranë, ku 34 vjeçari ka plagosur me thikë 5 persona të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.e.su./abcnews.al

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika