LAJME

E diela me reshje bore, temperaturat zbresin deri në -5°C

E diela me reshje bore, temperaturat zbresin deri në -5°C
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Nëntor 2026, 08:21

E diela me reshje bore, temperaturat zbresin deri në -5°C

E diela, 29 nëntor, në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët dhe me reshje bore, ndërsa temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale nga 1 deri në 3°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6 m/s.

Kushtet biometeorologjike pritet të jenë të pafavorshme për shkak të temperaturave të ulëta, reshjeve dhe erës, e cila do të shtojë ndjesinë e të ftohtit.

IHMK rekomandon veshje të përshtatshme dhe shmangien e qëndrimit të zgjatur në ambiente të hapura.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika