Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, në përditësimin e orës 18:00, ka bërë të ditur bilancin e personave të lënduar përgjatë protestës së sotme të dhunshme në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 persona të lënduar, prej tyre nëntë policë, 12 protestues, gjashtë përfaqësues të medias, një prej tyre shtetase e huaje, dhe tre kalimtarë.
Dy policë janë transferuar për trajtim. Ndërkohë, një protestues dhe një përfaqësues i medias kanë lënë Spitalin e Traumës me këshillën e mjekut.





