- Reklama -

Molliqaj: Protestën tonë e përkrahin qytetarë, opinionistë, NISMA e OVL-të

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, një ditë përpara protestës së thirrur nga kjo parti ka thënë se një javë pas marrëveshjes së Ohrit, ajo që mund të konstatohet është se ka një marrëveshje që sipas tij është pa mbështetje politike, pa legjitimitet e me shumë kundërshtim popullor.

Molliqaj tha se ajo që tashmë dihet është se nga kjo marrëveshje s’do të ketë njohje nga pesë vendet anëtare të BE-së që s’e njohin Kosovën, s’ka premtim ndërkombëtar në NATO, s’ka njohje nga Serbia e ka veç obligime për Kosovën.

- Reklama -

“Ajo që mund të shihet është që qytetarët, partitë politike, opinionistët janë kundër kësaj marrëveshjeje. Në muajin mars, nga matjet e opinionit publik, mbi 75 për qind e qytetarëve janë kundër këtyre marrëveshjeve, e në veçanti qendrës së saj, Asociacionit”, është shprehur Molliqaj, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai i bëri thirrje qeverisë që të rilegjitmohet, duke kërkuar kështu zgjedhje të reja, si shkak i zhvillimeve të ndodhura.

“Kosova me këtë marrëveshje do të ketë Asociacion. Rreziku i saj është që do të ketë autonomi për veriun, prandaj besojmë që është jashtëzakonisht jetike që kjo qeveri të ndalet në këtë drejtim, të detyrohet nga presioni qytetar dhe edhe një herë të rilegjitimohen forcat politike karshi zhvillimeve që kanë ndodhur”.

“Protestën tonë e ka mbështetur NISMA për Kosovën, e ka mbështetur OVL-të, shumë gazetarë, opinionistë, politikanë. Protesta do të nisë nga ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajatazi”, ndërsa bina do të jetë e vendosur në oborrin e qeverisë. Pra, ky është skenari”, tha Molliqaj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort