LAJME

Molliqaj: LDK po fokusohen tek posti i kryeministrit, nuk po shohim vullnet politik për zhbllokimin e situatës

Molliqaj: LDK po fokusohen tek posti i kryeministrit, nuk po shohim vullnet politik për zhbllokimin e situatës
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Mars 2025, 15:09

Dardan Molliqaj nga PSD ka theksuar se demokracia nuk është thjesht një çështje aritmetike parlamentare, por një proces i vazhdueshëm i negociatave dhe kushtëzimeve, ku pjesëmarrja ka rëndësi vetëm nëse përfaqëson vullnet politik dhe jo nënshtrim procedural, raporton GazetaBlic.

Ai ka kritikuar LDK-në, duke thënë se partia po fokusohet ekskluzivisht në marrjen e postit të kryeministrit, pa marrë parasysh gjendjen politike të vendit.

Molliqaj ka pyetur nëse LDK do të qëndrojë e palëkundur në qëndrimet e saj parazgjedhore dhe elektorale, apo do të ndryshojë qasjen e saj, duke e parë pjesëmarrjen në seancën për zgjedhjen e presidentit si një mundësi për të ndikuar dhe jo thjesht për të legjitimuar situatën.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika