Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, që ka organizuar protestën e sotme kundër Gjykatës Speciale ka thënë se krerët e UÇK-së që janë arrestuar po mbahen peng në Hagë.
“Më lejoni t’i përshëndes krerët e UÇK-së që janë marrë peng në Hagë. Procesi i Speciales na ka nxjerr edhe një mësim shumë të rëndësishëm. Liria mund të fitohet por duhet të mbrohet”, ka thënë Molliqaj.
“Ne s’jemi këtu për t’i dekoruar ata që e kanë kundërshtuar këtë Gjykatë as për t’i fajësuar ata që e kane votuar. Ata që e kanë votuar këtë gjykatë nën presionin për akuzën e trafikut të organeve sot duhet ta kundërshtojnë më shumë se ata që e kanë kundërshtuar në fillim”, ka shtuar ai tutje.





