• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Sunday, October 1, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Mjeku shqiptar publikon studimin: Vaksina efikase edhe në mutacionet e virusit

tvprizreni by tvprizreni
January 8, 2021
in LAJME, VENDI
0
Mjeku shqiptar publikon studimin: Vaksina efikase edhe në mutacionet e virusit
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se vaksina kundër COVID-19 është efikase ndaj çdo mutacioni që mund të pësoj ky virus.

Ai shkruan se çdo virus i ri për të mbijetuar do të vazhdoj të pësoj ndryshime dhe mutacione.

Është trupi i njeriut ai i cili i përballon këto mutacione. Ndryshe nga ky parim në rastin konkret është fuqia e laboratorëve anglezë për të identifikuar mutacionin e virusit dhe fuqinë e tij e për të modifikuar më pas vaksinën.

Në statusin e tij mjeku epidemiolog shpjegon me detaje të gjithë hapat e mutacionit të virusit, progresin e vaksinës dhe reagimin e trupit.

Statusi i plotë:

“Asgjëje në jetë nuk duhet t’i frikësohemi, por duhet vetëm ta kuptojmë.

Është koha që të kuptojmë më shumë në mënyrë që të frikësohemi më pak.”

Cit.: Prof. Dr. Marie Curie (Fituese e dy çmimeve Nobel)

Mos u frikësoni nga mutacioni i ri anglez i SARS-CoV-2 miqtë e mi! Vaksina e njeh më së miri! Nuk i shpëton dot!

Rrjedha natyrore e ndodhive është:

Çdo virus krijon mutacione që të mbijetojë, përfshirë SARS-CoV-2.

Më pas vjen aftësia e njeriut, këtë herë e superlaboratorëve anglezë, për ta identifikuar mutacionin.

Më pas vijnë provat që testojnë variantin e modifikuar nëse ka ndryshuar aq shumë sa të quhet i ri. Së fundmi, nëse vërtetohet që është virusi i ri, modifikohen vaksinat dhe terapitë. Le ta ndjekim hap pas hapi situatën me variantin VUI-202012/01 (Variant Under Investigation 2020 Dhjetor nr. 01).

Hapi i parë dhe i dytë:

Të gjithë u shqetësuan kur u njoftuan në dhjetor varianti N501Y i virusit, i cili përmblidhte një sërë mutacionesh.

Më i rëndësishmi ishte pikërisht zëvendësimi në pozicionin 501 të një aminoacidi asparaginë me një aminoacid tirozinë.

Ky pozicion ndodhet në zonën e proteinës S (spike) e cila është proteina që lidhet me qelizat e njeriut, mund ta konsideroni si “çelësi” i derës së qelizave tona. Me rëndësi është fakti se varianti N501Y është njoftuar të jetë në qarkullim:

që në gusht në Itali

që në shtator në Angli

Kush e shkaktoi panikun?

Metoda e gabuar e komunikimit të riskut me publikun! Këtu politika angleze futi hundët sërish dhe i erdhi ideja e mrekullueshme që ta deklaronte në parlament në dhjetor si një nga arsyet pse duhej mbështetur “lockdoën” në fundvit.

Pra, sërish duke luajtur kartën e frikësimit të popullatës globale dhe jo atë të ndërgjegjësimit të popullatës.

Pasojat i dimë të gjithë. Panik global dhe goditjen kryesore e mori pikërisht Anglia sipas proverbit “Goja llap e shpina dap”.

Kjo ndodh kur e trajton popullatën si fëmijë të paaftë për të kuptuar, dhe jo si të rritur që kuptojnë shumë qartë nëse ua shpjegon situatën me racionalitet.Nëse i trajton si fëmijë, edhe popullata përgjigjet si fëmijë me mosbindje, teka, ankesa, të qara, pakënaqësi, etj. Nëse i trajton si të rritur, do të ndodhë pikërisht e kundërta dhe fillon bashkëpunimi, sheshimi i mosmarrëveshjeve, krjimi i zgjidhjeve, etj.

Hapi më i rëndësishëm dhe pyetja kyçe është:

A ndryshon mjaftueshëm virusi sa të mos e njohë vaksina? Sërish futet në veprim kërkimi shkencor dhe studiuesit e Universitetit të Teksasit (SHBA), gjithashtu studiues të vaksinës së PFIZER, japin përgjigje të qartë!

Lajmi i mirë është se:

“MUTACIONI N501Y NEUTRALIZOHET NJËSOJ NGA VAKSINA BNT162b2 (PFIZER)”

Autorët morën në studim mostra serike nga 20 persona të vaksinuar me vaksinën Pfizer. Në këto mostra serike u injektua të dy variantet, ai i njohur N501, dhe i riu Y501.

Rezultati: asnjë diferencë në aftësinë neutralizuese të antitrupave të prodhuar nga vaksina Pfizer. Pra, miqtë e mi, sipas shprehjes italiane “mos e fashoni kokën përpara se të vriteni”, rrini të qetë dhe mos dëgjoni çdo lajm që vjen nga televizori. Mbani veshët hapur karshi njoftimeve shkencore zyrtare dhe jo ndaj deklaratave të personazheve politike.

Deri më sot nuk kemi arsye për ta fashuar kokën nga ky variant i virusit.

Forca miq, shtrëngoni dhëmbët edhe pak dhe fikni televizorët!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Download Premium WordPress Themes Free
Download WordPress Themes
Download WordPress Themes
Download Best WordPress Themes Free Download
download udemy paid course for free
download coolpad firmware
Premium WordPress Themes Download
udemy paid course free download
Previous Post

BE-ja pret zgjedhje të standardeve evropiane në Kosovë

Next Post

Përkeqësimi i motit, Policia e Kosovës vjen me në apel

Next Post
Përkeqësimi i motit, Policia e Kosovës vjen me në apel

Përkeqësimi i motit, Policia e Kosovës vjen me në apel

Të Fundit

Haradinaj kujton protestën studentore të 1 tetorit të 1997-s: Paralajmëruan dhe legjitimuan luftën për liri e pavarësi

Haradinaj kujton protestën studentore të 1 tetorit të 1997-s: Paralajmëruan dhe legjitimuan luftën për liri e pavarësi

October 1, 2023
Ky është i riu nga Hoça e Qytetit që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës

Ky është i riu nga Hoça e Qytetit që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës

September 30, 2023
Vjosa Osmani nga Tirana: Jemi dy shtete, por fatet tona janë të ndërthurura

Osmani: Serbia trajnoi dhe armatosi terroristët

September 30, 2023
Lëndohet rëndë në vendin e tij të punës një punëtor në Fushë-Kosovë

I bien qeramikat në kokë, humb jetën një punëtor në Prizren

September 30, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Haradinaj kujton protestën studentore të 1 tetorit të 1997-s: Paralajmëruan dhe legjitimuan luftën për liri e pavarësi

Haradinaj kujton protestën studentore të 1 tetorit të 1997-s: Paralajmëruan dhe legjitimuan luftën për liri e pavarësi

October 1, 2023
Ky është i riu nga Hoça e Qytetit që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës

Ky është i riu nga Hoça e Qytetit që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës

September 30, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.